I plagosuri në Sharban të Prishtinës ndodhet jashtë rrezikut për jetë
Një person ka marrë plagë nga armë zjarri sot në Sharban të Prishtinës. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Naser Syla, drejtor i Emergjencës pranë QKUK-së, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë dhe se ai po vazhdon të merr…
Lajme
Një person ka marrë plagë nga armë zjarri sot në Sharban të Prishtinës.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.
Naser Syla, drejtor i Emergjencës pranë QKUK-së, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë dhe se ai po vazhdon të merr trajtimin mjekësor në Klinikën e Ortopedisë.
Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin personave të përfshirë në këtë incident dhe as motivet.