I plagosuri me armë zjarri sot në Prishtinë në gjendje stabile, flet drejtori i Emergjencës
Sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person është plagosur. I plagosuri po trajtohet në QKUK, dhe drejtori i Emergjencës Naser Syla ka thënë se i njëjti është në gjendje stabile. “Pacienti është në Klinikën e Emergjencës duke u trajtuar, gjendja stabile është,…
Lajme
Sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person është plagosur.
I plagosuri po trajtohet në QKUK, dhe drejtori i Emergjencës Naser Syla ka thënë se i njëjti është në gjendje stabile.
“Pacienti është në Klinikën e Emergjencës duke u trajtuar, gjendja stabile është, ende është kuke u observuar në Klinikën e Emergjencës, janë kryer ekzaminimet e duhura pritet të intervenohet në sallën operative nga ekipet kujdestare të anestezionit dhe ortopedisë, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.
Ai ka njoftuar se i plagosuri pritet të intervenohet në Klinikën e Ortopedisë.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në lagjen Vranjevc të Prishtinës.
“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.