I përmendi në këngën e re, Fero iu kërkon falje Motrave Mustafa

Fero përmes një postimi, u ka kërkuar falje Motrave Mustafa dhe tha se ka respekt për to.

ShowBiz

10/04/2020 18:18

Fero në orët e para të ditës së sotme publikoi këngën e re me titull “1 e keni”, të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Reperi këtë projekt e solli si ‘diss’ për Noizyn, ndërsa në tekstin e këngës i përmendi edhe Motrat Mustafa.

Por, me anë të një postimi në Instagram, Fero iu bëri thirrje fansave që të tregojnë respekt për dy artistet në fjalë, ngase dissi nuk është për to.

“Fansa du me ju lajmru diqka, ju lutna mos disrespektoni Motrat Mustafa, nAsni mnyr dissi nuk osht per ato, dissi osht ju e dini per kon. Kerkoj falje Motrav Mustafa edhe kom respekt per juve”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni edhe këngën, ku Fero i përmendi Motrat Mustafa. /Lajmi.net/

YouTube player