I pari i FFK-së po ndjek nga afër takimin Drita – Gjilani: Shpresojmë se deri i radhës të jetë në stadiumin e qytetit

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, duel ky në kuadër të xhiros së 26’të në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Drita po tregon se është skuadër serioze dhe shumë e fortë për Gjilani, pasi deri me tani ka shënuar plotë 4 gola dhe rezultati aktual…

Sport

27/03/2025 14:56

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, duel ky në kuadër të xhiros së 26’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Drita po tregon se është skuadër serioze dhe shumë e fortë për Gjilani, pasi deri me tani ka shënuar plotë 4 gola dhe rezultati aktual i takimit është 4:0.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në stadium për ta parë derbin e madh kosovar dhe thotë se uron që sa më shpejt ky derbi të zhvillohet në stadiumin e qytetit, nën brohorimat e Intelektualëve dhe Skifterave!

Ai tha se “këtë e meritojnë të dyja ekipet dhe tifozeritë, por edhe qytetarët gjilanas”./Lajmi.net/