I pari i FFK-së e nderon me darkë presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës
Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e parë mes Kosovës dhe Islandës, duel ky për të shkuar në Ligën B të Ligës së Kombeve. Tashmë FFK ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje dhe se i pari i FFK-së i ka shtuar darkë mikpritje presidentin e Federatës së…

Sport
Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e parë mes Kosovës dhe Islandës, duel ky për të shkuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Tashmë FFK ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje dhe se i pari i FFK-së i ka shtuar darkë mikpritje presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Orlygsson.
Postimi i plotë i Ademit:
|Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Orlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.
Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.
Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!
Forca Kosovë”.