Nga ana tjetër edhe disa dijetarë dhe institucione islame e kanë kritikuar për interpretim të diskutueshëm të haditheve dhe qëndrime të pazakonta ndaj temave të caktuara.
I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur fetar, i dyshuar për akte terroriste
Një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në republikën e Shqipërisë. Top Channel raporton se bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein. Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e…

Lajme
Një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në republikën e Shqipërisë.
Top Channel raporton se bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein.
Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.
Aktualisht po mbahet në Rinas derisa të finalizohet rikthimi i tij nga vendi ku u nis.
Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne.
Autor librash dhe ligjërues ndërkombëtar mbi ekonomi islame, politikë globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit.
Ndër temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Israelin. Hosein argumenton se Izraeli nuk është vetëm një shtet politik, por pjesë e një procesi historik dhe profetik që lidhet me përfundimin e botës në terminologjinë islame.