I mori ryshfet një serbi që ta linte të hynte në Kosovë ndonëse e kishte të ndaluar, Supremja e liron nga paraburgimi policin e dyshuar
Gjykata Supreme, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, ndaj Artan Krasniqi, zyrtarit policor të dyshuar për marrje ryshfeti. Me këtë vendim, kjo Gjykatë e ka liruar nga masa e paraburgimit për t’u mbrojtur në liri të dyshuarin Krasniqi. “Kolegji penal ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës…
Lajme
Gjykata Supreme, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, ndaj Artan Krasniqi, zyrtarit policor të dyshuar për marrje ryshfeti.
Me këtë vendim, kjo Gjykatë e ka liruar nga masa e paraburgimit për t’u mbrojtur në liri të dyshuarin Krasniqi.
“Kolegji penal ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, pasi sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, gjykatat e instancave më të ulëta, nuk kanë dhënë arsye të qarta, konkrete dhe të pranueshme ligjore, për caktimin e masës së paraburgimit. Kjo masë është shqiptuar duke u mjaftuar vetëm me parafrazimin e dispozitave ligjore, pa u vërtetuar ekzistenca e bazave ligjore, të parapara me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.
Gjykata Supreme ka thënë se sipas vlerësimit të tyre, qëndron fakti se hetimet janë në fazën fillestare, por i pandehuri është suspenduar nga puna, dhe nuk mund të ndikoj në zhvillim e hetimeve apo në organet shtetërore që zhvillojnë hetimet apo ta përsëris veprën.
“Për rrjedhojë, Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K.”, thuhet mës tjerash në komunikatë.
Krasniqi më 22 dhjetor 2025, i kishte marrë ryshfet një serbi për ta lejuar të hynte në Kosovë, ndonëse këtë e kishte të ndaluar. /Lajmi.net/