I kërkuari nga policia për 14 vepra penale, Edon Bytyqi thotë se është i gatshëm të kthehet nga Serbia, por ka një kusht për institucionet e Kosovës

Në tetor të vitit të kaluar, Edon Bytyqi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer 14 vepra penale. Sipas këtij institucioni, ai, përmes deklaratave të rreme dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm, përdori emrat e figurave publike dhe zyrtarëve shtetërorë për të mashtruar qytetarët, duke i bindur ata të…

Lajme

24/01/2026 22:04

Në tetor të vitit të kaluar, Edon Bytyqi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer 14 vepra penale.

Sipas këtij institucioni, ai, përmes deklaratave të rreme dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm, përdori emrat e figurave publike dhe zyrtarëve shtetërorë për të mashtruar qytetarët, duke i bindur ata të dërgonin para përmes institucioneve të transfertave financiare.

Bytyqi, me urdhër-arrest aktiv, dyshohej se ndodhej në Bosnjë e Hercegovinë. Megjithatë, në një intervistë për Insajderin, ai ka deklaruar se tash e pesë vjet gjendet në Serbi.

Ai ka thënë se po planifikon të kthehet në Kosovë dhe të dorëzohet në organet e drejtësisë, por me një kusht: dorëzimi dhe kalimi i kufirit do të bëhet vetëm nëse merr garanci se nuk do të torturohet nga policia.

Ai ka shtuar se një vendim të tillë e ka marrë pasi ndihet i penduar për dëmet që u ka shkaktuar njerëzve, të cilëve u ka marrë paratë duke i mashtruar.

Sipas tij, pas vuajtjes së dënimit, do t’i duhen vetëm dy vite për t’ua kthyer qytetarëve paratë e marra, gjë që ai ka premtuar se do ta bëjë.

Sa i përket motivit pse u përfshi në veprimtari të tilla, Bytyqi ka thënë se ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në Serbi ndodhet në kushte të vështira, pa strehim dhe ushqim, duke vuajtur mungesën e familjes