I kërkonin shtëpinë dhe dy lokale në Prizren në vlerë rreth 1 milionë euro si kamatë për fajde – Policia i arreston në flagrancë dy të dyshuarit
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka realizuar një operacion policor. Ky operacion kishte për qëllim arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “fajde”. Sipas komunikatës së Prokurorisë, të dyshuarit në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të…
Lajme
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka realizuar një operacion policor.
Ky operacion kishte për qëllim arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “fajde”.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, të dyshuarit në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdes përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilëve është rreth 1 milionë euro.
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës.
“Me urdhëresë nga gjykata është kontrolluar vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve. Ndaj dy të dyshuarve E.K., dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/
Video gjatë arresimit: