I grabitën nga çanta më shumë se 20 mijë euro, arrestohet një person në Carrabreg të epërm të Deçanit
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga çanta e…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga çanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22.09.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar.
Personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.