I gatshëm buxheti për vitin 2016, javën tjetër dërgohet në Kuvend (Video)

Projekt buxheti për vitin 2016 javën tjetër kalohet në Qeveri, e pas kësaj duhet të votohet edhe në Kuvend.

Lajme

27/10/2015 10:34

Tabelat për institucionet përkatëse tashmë janë përfundimtare dhe pritet kthimi i kryeministrit Isa Mustafa që kalohet në Qeveri për ta dërguar pastaj në Kuvend për votim, raporton lajmi.net.

Trendi i ndarjeve buxhetore pak a shumë do të jetë i njëjtë, por Ministria e Bujqësisë ka ngritje të buxhetit.

“Ndodh që kur të kthehet kryeministri (ndodhet në Strasburg për të nënshkruar MSA-në) në fund të javës e mbajmë një mbledhje të Qeverisë, nëse jo javën e ardhshme, ngase duhet të kalohet buxheti. Ne si ministra kemi marr një draft ë buxhetit, tabela e cila realisht është përfundimtare por duhet një vendim i Qeverisë e që të kalohet në Kuvend”, tha zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi për lajmi.net.

Është e paqartë nëse opozita do të lejojë që buxheti të votohet, kur kihet parasysh se kanë paralajmëruar me bllokimin e punës së Kuvendit, deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi. /lajmi.net

YouTube player