I falet gjaku personit që mbyti shtatzënën me kamionetë në Prishtinë
Në këtë akt human të tejkalimit të ngatërresës dhe mbështetjes materiale për shërim të zonjës së lënduar kontribuoi edhe BIK.
Lajme
Kohë më parë në aksidentin e trafikut në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, i cili për pasoi lëndoi një person të gjinisë femërore e cila me atë rast pati humb edhe fëmijën e saj të pa lindur pason ndërmjetësimi mes familjeve Gashi, familja e dëmtuar dhe familja Haxholli e cila e shkaktoi aksidentin.
Kështu duke hasë në mirëkuptim mes familjes së zonjës së lënduar dhe familjes së shoferit i cili e aksidentin arrihet deri te pajtimi ku ndërmjetëson Hoxha i Xhamisë në Dardani të Prishtinës Remzi ef. Haziri me ndihmësit Ali Llapashtica dhe Xheladin Fazliu hoxhallarë në Marec përkatësisht në Hajvali arrijnë të mbyllin këtë ngatrrës mes familjesh, transmeton “Arbresh.info”.
Shembulli i mirëkuptimit mes familjeve Gashi dhe Haxholli le të jetë shembull i reflektimit si familjar edhe institucional që duke shtuar syqelësinë dhe përkushtimin të parandalohen problemet e ndryshme shoqërore dhe familjet të jetojnë në paqe pa ngatërresa cilat do qofshin ato.
Kurse familja Gashi falënderon gjithë ata individ brenda dhe jashtë vendit të cilët e ndihmuan për ta tejkaluar sfidën e rehabilitimit shëndetësor të familjares së tyre. Në këtë akt human të tejkalimit të ngatërresës dhe mbështetjes materiale për shërim të zonjës së lënduar kontribuoi edhe BIK.