I dyshuari hy në shtëpi dhe i sulmon fizikisht dy viktimat për t’i grabitur, Policia po heton rastin në Graçanicë
Një rast i “Vjedhjes grabitqare në tentativë” është raportuar në Graçanicë. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar, që dyshohet se i ka sulmuar duke ju kërkuar para dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim…
Lajme
Një rast i “Vjedhjes grabitqare në tentativë” është raportuar në Graçanicë.
Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar, që dyshohet se i ka sulmuar duke ju kërkuar para dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitë policore janë duke kryer procedurat hetimore./Lajmi.net/