I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i ka grabitur 15 euro. I dyshuari pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është nën hetime./Lajmi.net/