I dashuri më tradhtoi kur unë po lindja vajzën tonë

Në rubrikën Deidre, ku njerëzit rrëfejnë ngjarje të ndryshme dhe kërkojnë këshilla, një femër ka treguar historinë e saj, duke thënë se është tradhtuar nga i dashuri i saj, teksa ajo ishte duke lindur fëmijën e tyre.

Lifestyle

21/01/2016 12:59

 

Lajmi.net sjell për ju, historinë e kësaj femre.

Tradhtova babain e vajzës sime, me ish-të dashurin tim- dhe kam kuptuar se tash ai ma ka kthyer duke më tradhtuar, teksa unë isha duke lindur fëmijën tonë.

Kam qenë me partnerin tim vetëm dy javë kur ish i dashuri më shkruajti mesazh duke më thënë se i kavdekur qeni. Unë shkova në banesë të ai për ta ngushëlluar dhe e përqafova dhe që aty filloi gjithçka.

Unë jam 22 vjeçare dhe ai është 29 dhe seksi me të gjithmonë ka qenë i mirë. Jam penduar që kam tradhtuar të dashurin tim, i cili është 24 vjeçar. Besoja se ai më ka falur dhe kjo histori ka mbetur mbrapa.

Pas gjashtë muajsh mësova se isha shtatzënë. Ne ishim të lumtur edhe pse kisha një shtatzani të vështirrë ku mu desh që disa herë të shtrihesha në spital.

Kur më dërguan për të lindur unë e dëshpëruar mundohesha që ta kontaktoja të dashurin tim por ai nuk iu përgjigj thirrjeve të mija deri të nesërmen. Kur më në fund erdhi të më vizitonte – kjo ndodhi vetëm një herë- ai më tha se natën e kaluar kishte pirë alkool.

Kur u kthyem në shtëpi ai pranoi se më ka tradhtuar me një vajzë që kishte njohur në pub.

Ai tha se kjo kishte ndodhur vetëm një herë. Unë e fala atë por tashmë ajo vajzë më ka treguar se kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm një herë. Ajo më tha se ndihej fajtore dhe se mendonte se do të ishte mirë që unë ta dija këtë fakt.

I dashuri im insiston se asgjë nuk ka ndodhur që atëherë dhe më ka thënë se ai është ngritur moralisht nga kjo gjë, pasi unë isha e para që e tradhtova atë.

Besoj se tash ai është besnik por thjesht nuk mund t’i besoj. Nuk mund të pajtohem me faktin se ai më ka gënjyer.

Ndërkaq, në përgjigjen e Deidre, të cilën lajmi.net e sjellë të plotë për ju, kërkohet që të dy të punojnë më shumë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë:

Ti ke një vajzë të vogël për të cilën duhet të mendosh tani dhe do të jetë destruktive që të lejosh që gabimet që ke bërë para se ajo të lindte të shkatërrojnë lumturinë në familje.

Ti e di se ke bërë gabim që ke tradhtuar të dashurin tënd dhe kjo gjë ka shkatërruar besimin që partneri yt ka për ty.

Mundohu që të pranosh faktin se tradhtia ka ndodhur kur ai është ndjerë shumë keq por bisedo me të se si të forconi marrëdhënien tuaj në mënyrë që asnjëri prej jush të mos veprojmë më njësoj.

Bebet dinë të shtojnë presionin në një marrëdhënie. A po punoni ju të dy së bashku për të ndarë përgjegjësitë prindërore? Më pas, kjo gjë do të ndihmojë që të ndërtohet besimi i ndërsjellë./lajmi.net