I biri i Ronaldos i vetëm në ‘Jet-ski’, policia nis hetimet ndaj familjes së yllit të Juventus

Policia ka nisur hetimet lidhur me djalin e Cristiano Ronaldo.

Sport

13/07/2020 15:11

Një video e cila tashmë është fshirë nga rrjetet sociale tregon të birin e Cristiano Ronaldo duke drejtuar i vetëm një ‘Jet-ski’.

Pas kësaj videoje, policia ka nisur hetimet, pasur parasysh se i biri i Ronaldo është vetëm 10 vjeç, transmeton lajmi.net.

Motra e Ronaldo publikoi disa pamje në rrjetet e saja sociale, para se t’i fshinte ato.

Shtypi portugez insiston se videoja që thuhet të jetë bërë të shtunën në Paul do Mar, është shpërnadrë edhe nga Dolores Aveiro.

Policia e Maritime ka konfirmuar se hetimet kanë nisur lidhur me këtë ngjarje.

Policia është duke kërkuar gjithashtu se kuj i përket ‘Jet-ski’ dhe bëjnë të ditur se duhet licencë për të drejtuar atë. /Lajmi.net/