I akuzuar nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale me narkotikë- Kapet i dyshuari në Shqipëri, do të ekstradohet në Kosovë

I akuzuar nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, 33 vjeçari në Cërrnik të Shqipërsië bie në prengat e Policisë së Shtetit. I njëjti do të ekstradohet në Kosovë siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë. “Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë…

Lajme

04/12/2024 10:54

I akuzuar nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, 33 vjeçari në Cërrnik të Shqipërsië bie në prengat e Policisë së Shtetit.

I njëjti do të ekstradohet në Kosovë siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit”, bëhet e ditur ndër të tjera./Lajmi.net