SHSKUK pa furnizues për oksigjen medicinal, tenderi anulohet për shkak të çmimit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë furnizimin me oksigjen medicinal për nevojat e tij, pasi ka anuluar procedurën e prokurimit për këtë kontratë. Sipas njoftimit të institucionit, në tender është pranuar vetëm një ofertë, ndërsa procedura është anuluar për shkak se çmimi i ofertës së përgjegjshme e tejkalonte në mënyrë…

Lajme

29/06/2026 22:24

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë furnizimin me oksigjen medicinal për nevojat e tij, pasi ka anuluar procedurën e prokurimit për këtë kontratë.

Sipas njoftimit të institucionit, në tender është pranuar vetëm një ofertë, ndërsa procedura është anuluar për shkak se çmimi i ofertës së përgjegjshme e tejkalonte në mënyrë substanciale buxhetin e paraparë nga autoriteti kontraktues.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 445,567.50 euro.