Hyseni viziton Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën
Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, në kuadër të vizitave komunave të vendit, sot do të vizitojë Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën.

Lajme
Në të tre komunat Hyseni do të ketë takime me kryetarët e komunave – Salim Jenuzin, Ramadan Mujën dhe Arif Bütüç – dhe me këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi.
Takimi në Dragash është caktuar për në orën 11:00, në Prizren në orën 13:00 dhe në Mamushë në orën 14:30.
Hyseni që një kohë ka filluar vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës. Kjo iniciativë e ministrit të brendshëm ka nisur pas kërcënimeve të shtuara për sulme terroriste kohëve të fundit në vend.