Hyseni u mburr se ndërtoi një mbikalim: Hoxha e cilëson si model të dështuar

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dje gjatë ditës ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik. Tutje ai ka thënë se ky mbikalim është me konstruksion metalik. “Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik”, ka shkruar Durmishi…

Lajme

07/07/2024 11:42

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dje gjatë ditës ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik.

Tutje ai ka thënë se ky mbikalim është me konstruksion metalik.

“Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”, ku ka postuar dhe disa foto.

Ndryshe për këtë ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila ka thënë se “nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon”.

Sipas saj ky mbikalim po bëhet për të çuar para dëm duke pasur mungesë idesh.

“Nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon. A nuk morrët mësim prej monstrës te shkolla e mjeksisë, apo tek ai në Çagllavicë, apo…. Para të çuara poshtë dhe mungesë idesh. KOT, KOT, KOT.”, ka shkruaj ajo në Facebook./Lajmi.net