Hyseni takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zwvendws ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës. “Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela  Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt…

Lajme

16/09/2024 16:52

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zwvendws ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës.
“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela  Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.
“Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, u shpreh Hyseni.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.
Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë. /Lajmi.net/