Hyseni: Kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani. Ai ka thënë se kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. ‘’Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!!…

Lajme

04/06/2023 21:17

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.

Ai ka thënë se kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

‘’Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!! Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne. Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit’’ është shprehur Hyseni

Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë  qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!, ka shtuar më tutje ish-ministri Hyseni./Lajmi.net/