Hyseni i bindur se Kurti do ta themelojë Asociacionin: Ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën
Ish-kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni është deklaruar rreth çështjes së Asociacionit dhe deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj teme. Përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka cilësuar Kurtin “figurë politike tragjikomike”, shkruan lajmi.net. Ai ka deklaruar se prej se Kurti ka ardhur në pushtet, e ka përsëritur me bindje që asociacioni…

Lajme
Ish-kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni është deklaruar rreth çështjes së Asociacionit dhe deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj teme.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka cilësuar Kurtin “figurë politike tragjikomike”, shkruan lajmi.net.
Ai ka deklaruar se prej se Kurti ka ardhur në pushtet, e ka përsëritur me bindje që asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar dhe si i tillë, deshëm ose nuk deshëm, si obligim ndërkombëtar duhet të zbatohet.
“Në ndërkohë, kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështetësve kryesorë të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osmani, pa vizion, pa guxim dhe pa dije e kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero. “Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thot që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera. Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën”, ka deklaruar Hyseni.
Hyseni ka deklaruar se kushtet që Kurti i ka deklaruar sot, kanë qenë aty edhe pa Kurtin.
“Por, ai po vazhdon si duket të mendojë që e gjithë bota i beson gënjeshtrat e tij, ashtu siq bëjnë këta të VV-së, të cilëve duket sikur ua ka shpërlarë trurin. Si duket Kurti, në universin e tij paralel, mendoka se askush në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare nuk ditka të lexojë. Prandaj mashtron dhe gënjen paturpësisht dhe me aq lehtësi”, ka deklaruar Hyseni.
Postimi i plotë:
Albin Kurti, kjo figurë politike tragjikomike!
Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe ështe obligim ndërkombëtar dhe si I tillë, deshëm nuk deshëm, ai detyrim ndërkombëtar do të zbatohet.
Në ndërkohë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështësve kryesor të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osamni, pa vision, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero.
“Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thot që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera.
Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën.
Kushtet që ai deklaroi sot, kanë qenë aty edhe pa Kurtin. Por, ai po vazhdon si duket të mendojë që e gjithë bota i beson gënjeshtrat e tij, ashtu siq bëjnë këta të VV-së, të cilëve duket sikur ua ka shpërlarë trurin. Si duket Kurti, në universin e tij paralel, mendoka se askush në Kosvë dhe në bashkësine ndërkombëtare nuk ditka të lexojë. Prandaj mashtron dhe gënjen paturpsisht dhe me aq lehtësi!!!
Po ky kushti për armët ilegale?! Dorëzimi i armëve ilegale është kusht qesharak nëse lidhet me themelimin e asociacionit, sepse është obligim ligjor i Qeverisë të sigurohet që armë ilegale të mos ketë në posedim të qytetarëve të vendit!
Po, le të më lejohet të them këtu se e gjithë kjo “fiskulturë” komike e Kurtit konsiston në përrpjekjen e tij dëshpruese për ta paketuar dhe shitur themelimin e asociacionit para militantëve të partisë së tij. Ai nuk lodhet për interesat jetike të vendit! /Lajmi.net/