Hyseni: Buxheti i qytetit do të votohet nesër, përshendes reflektimin e LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka thënë se buxheti për komunën e Gjilanit do të votohet nesër. Ndërsa ka përshëndetur  reflektimin e partive opozitare LDK dhe PDK për mirëkuptimin  për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh. “Buxheti i qytetit do të votohet nesër. Pas takimit të fundit në…

Lajme

26/02/2025 16:27

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka thënë se buxheti për komunën e Gjilanit do të votohet nesër.

Ndërsa ka përshëndetur  reflektimin e partive opozitare LDK dhe PDK për mirëkuptimin  për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.

“Buxheti i qytetit do të votohet nesër. Pas takimit të fundit në KPF, më është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar. Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si Kryetar i Komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga Kryetari i Komunës. Përshëndes reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh”, ka thënë Hyseni.