Hysa: Millosheviqi s’ka pritur që shqiptarët do të përkrahen aq shumë nga bashkësia ndërkombëtare në Rambuje

Ish-diplomati dhe gazetari, Ylber Hysa, tha se Sllobodan Millosheviq e kishte nënvlerësuar rëndësinë e Konferencës së Rambujesë dhe unitetin e shqiptarëve në atë proces. “Për mua është interesante fakti që Millosheviq në një mënyrë e ka parë ndoshta këtë konferencë si edhe shans për veten, ju më pyetet nëse i ka paragjykuar shqiptarët, unë besoj…

Lajme

19/08/2025 08:24

Ish-diplomati dhe gazetari, Ylber Hysa, tha se Sllobodan Millosheviq e kishte nënvlerësuar rëndësinë e Konferencës së Rambujesë dhe unitetin e shqiptarëve në atë proces.

“Për mua është interesante fakti që Millosheviq në një mënyrë e ka parë ndoshta këtë konferencë si edhe shans për veten, ju më pyetet nëse i ka paragjykuar shqiptarët, unë besoj se i ka paragjykuar shqiptarët në Rambuje. Praktikisht është tallur, besoj se nuk ka pritur që shqiptarët do të jenë unik, do përkrahen aq shumë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai theksoi se Millosheviqi në Rambuje kishte shkuar me përshtypjen e përvojës së tij në Dayton, ku kishte pasur rol të privilegjuar në negociata.

“Millosheviqi e ka pasur nga e kaluara e tij një moment që atij gjithmonë i ka lënë përshtypje; nga Daytoni.  Në Dayton Millosheviqi ka qenë mbreti i takimit. Ai u pa si dikush të cilit iu dha shansi, dikush që është partner, më vonë i kishte ato protestat serioze  në Beograd me studentë që ia sollën krizën. Ndoshta lufta në Kosovë atij i është dukur një shans për ta rikthyer rolin që e ka pasur në Dayton, rolin që Perëndimi do duhej të merrej vesh me të, sepse s’mund të merrej vesh me të tjerët”, tha Hysa.