Hyrja e çiftit në dasmë, momenti më i bukur i modeles dhe boksierit Robin Krasniqi

Modelja Marigona Krasniqi si dhe boksieri Robin Krasniqi janë ndër çiftet më të reja në showbiz.

ShowBiz

09/05/2022 21:15

Pas kurorëzimit që patën pak muaj më parë, nën një organizim fantastik ata sonte kanë edhe dasmën.

Dyshja sapo kanë hyrë në sallën ku shumë familjarë, miq e kolegë i janë bashkuar lumturisë së tyre.

Lajmi.net sjell fotografi të shumta nga dasma, ku ndër të tjerash edhe momentin e hyrjes së çifti, apo thënë qartë momentin kyç të dasmës.

Marigona dhe Robini së shpejti do të bëhen edhe prindër, e që padyshim do të jenë edhe nga çiftet më të komentuara të showbizit për dasmën të cilën kanë sonte./Lajmi.net/

Fotografi ekskluzive/ Marigona e mrekullueshme në fustanin e nusërisë, të gjatë 10 metra