Fotografi ekskluzive/ Marigona e mrekullueshme në fustanin e nusërisë, të gjatë 10 metra

Marigona Krasniqi tashmë është gati për natën e saj më të rëndësishme, atë të dasmës.

ShowBiz

09/05/2022 20:37

Padyshim se modelja më shumë se kurdoherë, sonte ka një shkëlqim më të theksuar.

Grimi, flokët, e deri tek fustani gjithçka është kuruar deri në detajin e fundit që ajo të duket mëse e përkryer sonte.

Lajmi.net sjell pamje ekskluzive të modeles, e fustani i së cilës është hiç më pak se 10 metra i gjatë.

Dasma e Marigonës me boksierin Robin Krasniqi padyshim se do të jetë ndër më të komentuarat ndërsa këtë vit po hap edhe sezonin e dasmave nga bota e shoëbizit në Kosovë.

Marigona dhe Robini së shpejti do të bëhen edhe prindër, ndërsa dasma e tyre sonte theksohet të jetë kuruar deri në detajin më të vogël, që të duket sa më përrallore./Lajmi.net/

Pamje/ Gjithçka gati për dasmën e modeles Marigona Krasniqi dhe boksierit Robin Krasniqi