Hyn në fuqi ligji për të huajt, ky është materiali informues

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit pët të huajt. Në njoftimin e MPB-së thuhet se në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe sigurimin e udhëzimeve të qarta lidhur me kërkesat/obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve…

Lajme

27/01/2026 12:36

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit pët të huajt.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe sigurimin e udhëzimeve të qarta lidhur me kërkesat/obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se:

Janë publikuar dokumentet/materialet informuese lidhur me kriteret që të huajt duhet të përmbushin dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë me rastin e parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.

Të gjitha dokumentet me informatat për kriteret dhe lista kontrolluese për dokumentet që palët duhet të dorëzojnë me rastin e aplikimit për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

https://mpb.rks-gov.net/…/Leje-qendrim-i-perkohshem-per…