Hykmete Bajrami i reagon Albin Kurtit për fitimet e ndërmarrjeve publike qendrore: “Mos ik nga debati, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje”
Deputetja e Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për ndërmarrjet publike qendrore të cilat i bëri në një tubim në Podujevë. Sipas Bajramit, deklaratat e Kurtit se ndërmarrjet publike kanë operuar me humbje deri para ardhjes së tij në pushtet janë të pavërteta, transmeton lajmi.net. “Kurti…
Lajme
Deputetja e Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për ndërmarrjet publike qendrore të cilat i bëri në një tubim në Podujevë.
Sipas Bajramit, deklaratat e Kurtit se ndërmarrjet publike kanë operuar me humbje deri para ardhjes së tij në pushtet janë të pavërteta, transmeton lajmi.net.
“Kurti paska deklaru që para ardhjes së LVV në pushtet ndërmarrjet publike qendrore paskan operu me humbje. Konkretisht, paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këndej pari dhe i lexojmë raportet”, deklaroi Bajrami./Lajmi.net/