Huqja e vitit? Silva dështoi të shënonte dy metra para portës së zbrazur

PSG e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.

Sport

28/09/2021 21:54

Goli i Idrissa Gueye ishte i vetmi në këtë 45 minuta (8′), shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka pasur rastin më të mirë në ndeshje.

Portugezi dështoi të shënonte në portën e zbrazur, ku ishte rreth dy metra larg, ku gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë.

Ky rast i humbur, tani është bërë viral në internet, ku mijëra tifozë e kanë shpërndarë./Lajmi.net/

https://twitter.com/LillardWiP/status/1442937487353995271