Hungari: Hapet një bazë ushtarake për ndaljen e imigrantëve
Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot e ka inaugurar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.
Bota
Ai tha se ushtarët po punojnë për t’i mbrojtur kufijt “prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend”, sikur në vitin 2015, raporton agjencia AP.
Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokoj numrin e madh të migrantëve “prandaj në Austri dhe Gjermani, njerëzit mund të flejnë të qetë, meqë hungarezët do t’i mbrojnë kufijt e jashtëm të BE-së”, shkrun REL.
Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë.
Në bazën e re ushtarake në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.