Humolli: Kurti më i dobët se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë
Deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se Kurti nuk mundet me u sjellë si individ me ego personale. “Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës.…

Lajme
Deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti nuk mundet me u sjellë si individ me ego personale.
“Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije.Krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve”, është shprehur Humolli në Kanal 10.
Më tutje Humolli ka thënë se LVV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare që ta ndryshojë qasjen ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj Serbisë, për këtë proces.
Humolli ka thënë se Kurti në dialogun me Serbinë ka qenë më i dobët se Thaqi e Mustafa.
“51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetuesen” është shprehur Humolli./Lajmi.net/