Hummels mungon tre javë
Skuadra e Borussia Dortmundit ka konfirmuar se mbrojtësi i tyre, Mats Hummels do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për plotë tre javë.

Sport
Borussia Dortmund ka konfirmuar se Mats Hummels do të jetë jashtë fushave të lojës për tre javë, pas lëndimit që ka pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Bayernit.
Ai u largua nga loja në pjesën e dytë, teksa skuadra e tij e humbi takimin me rezultat solid prej 2-1.Subotic e zuri vendin e tij në këtë takim, mirëpo ai më vonë u shpallë dështim i ndeshjes, pasi pati performancë katastrofale në pjesën e dytë.
“Mats Hummels do të mungojë diku rreth tre javë, dhe kështu ai nuk do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt të martën, duke mos harruar kështu dhe ndeshjen e Bundesligës ndaj Monchengladbach të dielën”.
“Më pas do të luajnë kombëtaret për dy javë, para se Dortmundi të kthehet në aksion, pasi luan si mysafir i Paderbornit më 22 nëntor”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Dortmundi.