Humbja në Mitrovicë nuk e ndal Tahirin: Angazhimi im vazhdon për gjithë Kosovën, 28 dhjetori të jetë fitore për PDK-në dhe shtetin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ka deklaruar se, pavarësisht humbjes në raundin e dytë në Mitrovicë për kryetar të komunës, angazhimi i tij politik do të vazhdojë jo vetëm për Mitrovicën, por për gjithë Kosovën. Tahiri theksoi se ky angazhim buron nga…

Lajme

15/12/2025 21:30

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ka deklaruar se, pavarësisht humbjes në raundin e dytë në Mitrovicë për kryetar të komunës, angazhimi i tij politik do të vazhdojë jo vetëm për Mitrovicën, por për gjithë Kosovën.

Tahiri theksoi se ky angazhim buron nga një përkushtim personal dhe moral, duke vënë në pah mbështetjen që gëzon nga strukturat e PDK-së dhe qytetarët në mbarë vendin.

“Është angazhim i sinqertë dhe i devotshëm, përkushtim personal me gjithë kapacitetin dhe energjinë time. Vij bashkë me energjinë dhe mbështetjen e miqve, aktivistëve, qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithandej aktivistëve të PDK-së në të gjitha qytetet e Kosovës. Pra, është edhe energji, por edhe obligim moral i imi që t’i përfaqësoj e të jem në rrugën e forcimit të PDK-së, me qëllimin e arritjes së rezultatit të dobishëm, të vlefshëm dhe të maksimalizimit të votës, që me datën 28 të fitojë PDK-ja, por mbi të gjitha të jetë fitore për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin Debat Plus.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor.