Humbja me Serbinë, Rama sulmon ashpër kritikët e kombëtares

Edi Rama ka kritikuar të gjithë ata që e kanë sulmuar Kombëtaren shqiptare pas humbjes nga Serbia.

Sport

09/10/2015 16:26

Kreu i qeverisë, Edi Rama me mirënjohje për tifozerinë, ultrasit, policinë e shtetit, shqiptarët mikpritës, e veçanërisht Kombëtaren dhe trajnerin ka rezervuar kritika të ashpra për gjithë ata që u lëshuan me fyerje për lojtarët pas humbjes së mbrëmshme me Serbinë në “Elbasan Arena”, shkruan “Panorama Sport”.

Në një deklaratë për mediat nga selia e kryeministrisë, Rama ka theksuar se nëse Shqipëria vazhdon të ëndërrojë për Francën dhe është ende në garë, është meritë vetëm e kësaj Kombëtareje me trajnerin e saj dhe të askujt tjetër.