Humbja 3-0 në tavolinë, Gjilani pritet të paraqesë ankesë në Komisionin e Garave
Skuadra e Gjilanit humbi 3-0 në tavolinë ndaj Ballkanit, pas incidentit të së dielës në fund të ndeshjes ku disa tifozë sulmuan portierin e suharekasve.

Sport
Pas publikimit të vendimit ka ardhur edhe reagimi i skuadrës së Gjilanit të cilët thonë se do të ankohen për këtë gjë në Komisionin e Garave.
Është Zyra për Informim e klubit që bën të ditur diçka të tillë përmes një njoftimi për medie.
“Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3
Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.
Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi.
Zyrja për informim
06 Prill, 2022”, shkruan ata, transmeton lajmi.net.
Rikujtojmë se ndeshja u anulua në minutën e 94’, atëherë kur skuadra e Gjilanit e barazoi rezultatin. Në momentet e festimit të golit, tifozët mysafirë (të Gjilanit) kalojnë rrethojat e fushës dhe e godasin Stivi Frashërin disa herë në kokë për motive krejtësisht të panjohura. /Lajmi.net/