Humbi titullin nga Lille, kjo është deklarata e Pochettinos
Lille befasoi të gjithë duke arritur ta mposht PSG-në në kuadër të Superkupës së Francës.

Sport
Lille triumfoi me rezultat 1 – 0, derisa ishte trofeu i parë në histori të tyre, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino fajësoi mungesën e lojtarëve që disa prej tyre ishin në shtëpi, mirëpo edhe tha se është i kënaqur me paraqitjen.
“E shihni listën e lojtarëve në shtëpi që kemi në shtëpi, kemi disa lojtarë. Gjysma e skuadrës është në shtëpi. Disa prej tyre janë në pushime. Mendoj se paraqitja ishte e mirë”.
“Jam i lumtur dhe nuk dua të flas për emrat e lojtarëve që janë në klube të tjera”, tha ai në konferencë për media.
Ndërkohë, PSG-ja tani i jep fund epokës së këtij trofeu, ngase e kishte fituar në tetë vitet e fundit./Lajmi.net/
Mauricio Pochettino responds to PSG’s defeat to Lille and rumours of a move for Paul Pogba ? pic.twitter.com/DvSQt5v9XS
— 101 Great Goals (@101greatgoals) August 1, 2021