Humb jetën shqiptari në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar Në komunën Vernio pranë Pratos në Itali, një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, transmeton albinfo.ch. Thuhet se ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:00 në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale. Viktima është një 56-vjeçar me origjinë nga…

Lajme
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar
Në komunën Vernio pranë Pratos në Itali, një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:00 në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.
Viktima është një 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili po punonte në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga një kamion i ndalur në një shpat. Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, mjeti është lëvizur papritur duke e shtypur punëtorin dhe më pas ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë gjithashtu zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorët e Departamentit të Parandalimit të ASL Centro, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e aksidentit dhe masat e sigurisë në kantier.