Humb jetën një grua në Shtërpcë, zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj
Një shtëpi në Shtërpcë është përfshirë dje nga zjarri. Policia e Kosovë ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare,…

Lajme
Një shtëpi në Shtërpcë është përfshirë dje nga zjarri.
Policia e Kosovë ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Po ashtu në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Shtërpcë / 24.03.2025 – 06:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/