Humanisti zviceran bënë me shtëpi të re familjen gjilanase (Foto)
Shtatë anëtarët e familjes së Nazim Isufit sot u bënë me shtëpi të re. Gëzimin më të madh e kishin fëmijët e kësaj familje.
Lajme
Prej kohësh familja Isufi kishin jetuar në një bodrum të vjetër në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit.
Në pamundësi për të ndërtuar shtëpi ata kishin kërkuar ndihmë në Komunë, mirëpo kërkesa nuk ishte menjëherë e realizueshme.
Djali i Nazimit punonte herë pas here por nuk ia dilte i vetëm të kursente sa për të ndërtuar shtëpi.
Dëshirën për t’u bërë me shtëpi ua ka plotësuar një familje zvicerane e cila ka dashur të mbetet anonime. Ndërsa iniciativën për t’iu siguruar kulm mbi kokë kësaj familje, e ka marrë mërgimtari Ruzhdi Bunjaku i cili sot ia ka do dorëzuar çelsat.
Kryeplaku Nazim Isufi është shprehur tejet i lumtur dhe ka falënderuar Bunjakun për iniciativën e marrë.
Kujtojmë se një vit më parë Bunjaku iu kishte ndërtuar shtëpi tetë fëmijëve të familjes Marovca./Lajmi.net/
(The family which is made with home thanks pleasantly Swiss family)