Hulumtim: Konsumimi i verës mund të iu ndihmojë në humbjen e peshës

Ekzistojnë një numër i madh i llojeve të ndryshme të alkoolit, ku disa prej tyre hynë në listën më të mirë

Lifestyle

02/08/2019 12:27

Vera pa dyshim është njëra nga këto pije.

Sidoqoftë, jo domosdoshmërisht vera përfundon duke qenë pije e preferuar e njerëzve, megjithatë  ajo ka disa avantazhe mjekësore. Në thelb, vera ka përmbajtje dyfish më të madhe sesa pijet tjera alkoolike. Ndërsa, hulumtuesit rekomandojnë se pirja e verës mund të ju ndihmojë shumë për tu kthyer në formë, raporton “JustHealthy”.

Kjo pije ka një numër të madh avantazhesh që ju ndoshta nuk i keni dëgjuar, madje as edhe menduar. Vera është e mbushur me ‘agjentë; të parandalimit të kancerit dhe ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundje të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, kjo pije alkoolike zvogëlon rrezikun e goditjeve në tru dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një nga zbulimet e fundit në lidhje me avantazhet mjekësore të verës, është se me pirjen e saj para se të bini në gjumë, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Janë një numër i madh i njerëzve që betohen se pirja e verës ka pasur efekt në humbjen e peshës. Shumë hulumtime tjera janë bërë për të gjetur benefitet e verës, duke përfshirë edhe atë në Universitetin e Danimarkës, të cilët kanë gjetur se personat që kanë pirë verë çdo ditë kanë qenë në formë dhe kanë ruajtur peshën në krahasim me pjesën tjetër të cilët nuk kanë konsumuar verë.   /Lajmi.net/