Hudson-Odoi zbulon arsyen pse qëndroi te Chelsea

Sulmuesi i Chelseas, Callum Hudson-Odoi ka pranuar se ka qëndruar këtë sezon te klubi anglez për shkak të trajnerit Frank Lampard.

Sport

10/11/2019 19:00

Hudson-Odoi ishte i kërkuar për një kohë të gjatë nga Bayern Munich, por nënshkroi kontratë pesëvjeçare me “Blutë”.

Futbollisti anglez tha se në momentin kur legjenda e klubit u transferua si trajneri i Chelseas, ka vendosur të vazhdojë të luajë për gjigantin anglez.

“Kur erdhi ishte ndjenjë e mirë, sepse më herët kemi biseduar se sa shumë i pëlqen lojtarët e ri dhe mendova se nëse vjen do të ishte fantastike. Sapo erdhi, unë vendosa të qëndroj. Kisha një bisedë më të dhe ishte perfekte”, deklaroi ai.

Chelsea vazhdon me formën e shkëlqyer pasi janë vendin e tretë në tabelë me 26 pikë, aq sa ka edhe Leicester në vendin e dytë, ndërsa pesë më pak se Liverpool që vazhdon të jetë i pamposhtur në kampionatin anglez. /Lajmi.net/