Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”. Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një…

Lajme
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.
Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një qytet më funksional, më të pastër, më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar – me zgjidhje që adresojnë problemet e përditshme të banorëve.
“Merre shokun, shoqen, familjen, e hajdeni bashkë! Ejani të dëgjoni vizionin tonë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” – thuhet në ftesën e tij publike.
Ngjarja do të zhvillohet tek Sheshi “Adem Jashari”, E Mërkurë, 23 Korrik, Ora 19:30.