Hoxhaj: UNMIK-u është instrument i politikës ruse

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk e shqetëson prania e EULEX-it në Kosovë.

Lajme

16/06/2016 22:34

“Shqetësimi im ka të bëjë me praninë e UNMIK’ut”, është shprehur Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“UNMIK-u është një instrument i politikës ruse në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

“Zyrat e UNMIK-ut në Prishtinë dhe Mitrovicë janë dy adresa të kundërta. Ata nuk ndjekin agjendë që të fuqizojnë shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka thënë se Presidenti Thaçi i ka dërguar një letër në Bruksel zonjës Federica Mogerini, dhe ajo ka reaguar në kërkesën e tij. Ai ka thënë se pret që mandati i EULEX-it do të vazhdohet pas votimit të nesërm në Kuvend.

“Është në interes të Kosovës që të mos dëmtojë bashkëpunimin ndërkombëtar të saj”, ka thënë Hoxhaj.