Hoxhaj për deklaratat e Limajt: Reflekton interesat e subjektit të tij politik

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e fitoi sërish ulësen në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj, i cili e la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me LVV-në. Hoxhaj tha se ‘Limaj i reflekton interesat e subjektit të tij politik‘. “Mendoj…

Lajme

22/02/2025 21:00

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e fitoi sërish ulësen në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj, i cili e la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me LVV-në.

Hoxhaj tha se ‘Limaj i reflekton interesat e subjektit të tij politik‘.

“Mendoj se zoti Limaj i reflekton interesat e subjektit të tij politik dhe mua smë takon ta gjykoj a është drejtë apo është gabim. Cka ne mendojmë se duhet ta kemi parasysh si parti politike, është kjo…ne duhet ta respektojmë vulllnetin e shumicës. Nëse shumica e ka mbështet, Albin Kurtin, që të ketë përparësinë e krijimit të Qeverisë, le të provon, por nëse ne jemi subjekt politik i cili përfaqëson edhe interesat e vetë qytetarëve ne duhet të bëjmë çdo gjë që t’a përfaqësojmë zërin e votuesve tanë dhe zërin e votuesve të atyre që janë në opozitë. Mendoj se pas shterimit të mundësisë nga ana e zotit Kurti mund të vjen në fuqi opsioni që Partia Demokratike e Kosovës edhe ta krijon dhe formon Qeverinë” tha Hoxhaj në Blic Interview.

“Ne kemi garu në këto zgjedhje që të ndodhë ndryshimi politik dhe duhet t’i mbetemi besnik idesë së ndryshimit politik” deklaroi Hoxhaj.