Hoxhaj komenton ftesën e Osmanit për samitin në Londër: Kurti gjithnjë e më i izoluar në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar ftesën që ka pranuar presidentja Osmani për të marrë pjesë në Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Londër. Ai ka thënë se në këtë samit do të marrin pjesë kryeministrat, përveç Kosovën të cilën e përfaqëson presidentja e kjo sipas Hoxhajt…

Lajme

17/07/2024 19:36

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar ftesën që ka pranuar presidentja Osmani për të marrë pjesë në Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Londër.

Ai ka thënë se në këtë samit do të marrin pjesë kryeministrat, përveç Kosovën të cilën e përfaqëson presidentja e kjo sipas Hoxhajt e dëshmon se Kurti është gjithnjë e më i izoluar në të gjitha ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.

“Javën e kaluar nuk u ftua as në përvjetorin e 75 të themelimit të NATO-s në ShBA, ku 25-vjetori i çlirimit është ndër sukseset më të mëdha të NATO-s në historinë e saj dhe siguria në një botë të pasigurtë është prioritet i çdo shteti, dhe Kosova nuk ka qenë asnjëherë më shumë e kërcënuar se tani! Këtë javë nuk udhëton as për në Londër, meqë nuk është ftuar as në Britani të Madhe. Sot kuptova se, meqë Bashkimi Evropian e bën protokollin e ftesave për këtë Samit, janë evropianët ata që nuk e duan Kurtin në Samit”, ka shkruar Hoxhaj. 
Ai ka thënë se nuk mund të presim që BE-ja të shqyrtoj aplikacionin e një vendi për të marr statusin e kandidatit në BE, apo që evropianët të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, kur as nuk e ftojnë fare kryeministrin me një Samit joformal, por të rëndësishëm gjeopolitik, ku do jenë shumë kryeministra të BE dhe jashtë saj!
“Ftesa i ka ardhur zonjës Osmani dhe nga përvoja ime e gjatë në Qeveri, natyrisht ajo ka mundur ta delegojë ftesën te kryeministri. Delegimi i ftesabe bëhet shpesh në çdo shtet dhe e kemi bërë shpesh në Kosovë. Mirëpo, as ajo nuk po i jep hapësirë askund Kurtit, duke e bërë atë të izoluar jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë! Janë bërë më shumë se një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës, dhe ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje dhe as që dikush mendon që kjo duhet të ndodhë! E sanksionuar dhe e izoluar, sot Kosova është një demokraci pa opsione të zgjedhjes, një sovranitet i pa kuptim dhe një vend pa kurrfarë kredibiliteti ndërkombëtar”, ka shtuar ndër të tjera.
Postimi i plotë: