Hoxhaj: Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK është e njohura me ekip e programin më të mirë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës.
Lajme
Në Kanalin 10, Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës është e njohura me ekipin e saj dhe me programin e saj konkret.
“Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK është e njohura me ekip e programin më të mirë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai, tutje ka thënë se Albin Kurti nuk e do qeverisje, dhe asnjëherë nuk e ka dashur.
“Unë mendoj që Kurti nuk e do pushtetin, e asnjëherë nuk e ka dashtë. Në Janar e shkuft të 2020, ai është vetëdorëzu, kur vendi ka qenë në pandemi.”, ka thënë Hoxhaj.