Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit
Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Klan Kosova mëson se në rend të ditës për diskutim është buxheti i zgjedhjeve që do të mbahen me 7 qershor. Poashtu, do të diskutohet edhe plani operacional për këto zgjedhje. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi sot se 7 qershori është vendosur zyrtarisht…
Lajme
Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Klan Kosova mëson se në rend të ditës për diskutim është buxheti i zgjedhjeve që do të mbahen me 7 qershor.
Poashtu, do të diskutohet edhe plani operacional për këto zgjedhje.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi sot se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.