Hoxhaj i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeminiatrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pasi u diagnostifikua me COVID-19 dhe gjendja e tij u rëndua dje.

Lajme

07/04/2020 15:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka uruar shërim sa më të shpejtë Boris Johnsonit, duke i thënë që ta vazhdojë luftën ndaj virusit dhe duke i uruar fat të gjithë Britanisë në mposhtjen e këtij virusi që ka kapluar botën.

“Ju uroj shërim sa më të shpejtë kryeministër @BorisJohnson. Vazhdoni të luftoni, ju uroj fat juve dhe Britanisë së Madhe”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, është diagnostifikuar dje me virusin COVID-19, dhe sipas mediave ndërkombëtare thuhet se është dërguar në kujdesin intensiv, pasi iu është rënduar gjendja shëndetësore. /Lajmi.net/