Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin: Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, e quan tashmë krizë shtetërore dështimin e seancave në Kuvend, dhe madje e konsideron të neveritshëm faktin që ka dështuar për të 37-tën herë. “Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova. “Edhe krizë politike mundet me…

Lajme

25/06/2025 21:14

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, e quan tashmë krizë shtetërore dështimin e seancave në Kuvend, dhe madje e konsideron të neveritshëm faktin që ka dështuar për të 37-tën herë.

“Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

“Edhe krizë politike mundet me qenë hera e parë, hera e dytë, hera e tretë, por nëse 37 herë dështon Kuvendi i Kosovës, që një process i cili është i qartë, që një process i cili është formal, që një process i cili nuk është temë dhe ne shkojmë aty për 37 herë, them që në rrafsh personal njëmend është e turpshme, është e gërditshme, dhe flet për atë se ku kemi mbrri si klasë politike, meqë nuk kam mendu që ne mund ta testojmë idenë e shtetit të Kosovës”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PDK-së.